Qysh me kërku në google?


Google është një ndër kompanitë më të mëdha e cila ofron mundësinë që ne të kërkojmë uebfaqe, shkrimtarë, detyra, libra e shumë të tjera.
Mirëpo nganjëherë duhet të shtrojmë pyetjen si të kërkoj.




Më poshtë i keni disa lloje kërkimesh dhe mënyrën se si të kërkoni çasje në to:

Të kërkuarit:  Naim Frashëri
Rezultati: nëse ju shkruani dy ose më shumë fjalë si më sipër atëherë google u sjell si rezultat secilën faqe e cila përmban këto dy fjalë ose njërën nga këto dy fjalë. Psh do të ketë faqe me Naim Memeti, Sami Frashëri etj.

Të kërkuarit:  “Heshtja e armëve”
Rezultati: nëse fjalët ose fjalinë e fusni në thonjëza atëherë google u sjell si rezultat vetëm ato tekste të cilat përmbajnë fjalët ashtu siç keni kërkuar, pra të gjitha fjalët e cituara.

Të kërkuarit:  Sami Frashëri or Hasan Prishtina or Ernest Koliçi
Rezultati: si rezultat do të fitoni njëjtë si në rastin 1, por që do të jetë njëri ose (dmth or) tjetri ose tjetri.

Të kërkuarit:  “Naim Frashëri” or “Azem Bejta” or “Ismail Qemali”
Rezultati: si rezultat do të fitoni saktësisht materialet të cilat përmbajnë njërin ose tjetrin, pra së paku njëri nga këto emra të gjendet në materiale.

Të kërkuarit:  “Jusuf Gërvalla” and “Honre de Balzak” and “Daniel Defo”
Rezultati: si rezultat do të fitoni të gjithë artikujt të cilët përmbajnë saktësisht këto emra. Nëse njëri nga këto mungon në artikull, ato nuk do të paraqiten në listën e rezultateve.

Të kërkuarit:  Pune punë natë e ditë *
Rezultati: paraqet artikuj të cilët përmbushin pjesën e mbetur të kërkimit.

Të kërkuarit:  “Naim Frashëri ” -wikipedia.org
Rezultati: si rezultat fitoni materialet të cilat përmbajnë emrin por jo edhe ato të cilat kanë wikipedia.org në to. Pra nëse tentoni që të shmangni fjalë të caktuara ose faqe të caktuara atëherë përdorni shenjën minus.

Të kërkuarit:  2+2
Rezultati: 2+2 =4, Gjithashtu mund të bëhen llogaritje tjera: zbritje -, shumëzim *, pjesëtim /, në fuqi^ psh 4^2 ose 4^5 dmth 4 në fuqi 2 ose 4 në fuqi 5, rrënja katrore sqrt(numri) psh sqrt(49), përqindja e një numri 14% of numri psh 24% of 24 5304 etj.

Të kërkuarit:  population Kosovo
Rezultati: numri i popullatës së Shqipërisë, njëjtë mund të gjeni edhe numrin e popullatës së shteteve tjera.

Të kërkuarit: weather for Prishtina
Rezultati: Moti në Prishtinë. Njëjtë mund të kërkoni edhe për shumë qytete të mëdha në botë si dhe për kryeqytetet e shteteve tjera. Në rajonin e Ballkanit janë të paraqitura vetëm kryeqytetet.

Të kërkuarit: mayor of  Prishtina
Rezultati: kryetarin e qytetit të Prishtinës, njëjtë mund të kërkohen kryetarët e qyteteve tjera. Jo të gjithë qytetet e Ballkanit lanë në listë.

Të kërkuarit: 50usd in €
Rezultati: bën konvertimin e valutave sipas vlerës momentale, duhet të shkruani emrin e valutave ose shkurtesat zyrtare të tyre.

Të kërkuarit: Currency of Kosovo
Rezultati: Euro, njejt mund të gjenden edhe valutat e shteteve tjera.

Të kërkuarit: Capital of Kosovo
Rezultati: Kryeqytetin e Kosovës, njëjtë dhe kryeqytetet e shteteve tjera.

Të kërkuarit: Map of Kosovo
Rezultati: Harta e Kosovës, njët edhe për shtetet dhe qytetet tjera.

Të kërkuarit:  km to miles
Rezultati: vlerën e kilometrave më milje, gjithashtu mund të konvertoni edhe vlerat tjera të SI si kilogram, gram, litër, decilitër, mililitër etj.

Të kërkuarit:  man
Rezultati: gjeni definicionin e emrave dhe fjalëve tjera, shërbimi nuk ekziston në shqip.

Të kërkuarit:  site: online.tk
Rezultati: radhit vetëm lidhjet e faqes online.tk në listën e rezultateve, këtu mund të veprohet edhe me faqet tjera.

Të kërkuarit:  Tirana time
Rezultati: ora në Tiranë njëjtë në qytetet tjera.

Comments

Popular posts from this blog

Pyetje logjike - Pjesa 3

Pyetje nga Biologjia - 10 pyetje

Kuiz nga gjeografia - Pjesa 1