Posts

Showing posts with the label Informatikë - Të tjera

Zgjidh detyrat matematikore me ALGEBRATOR

Image
Programi "Algebrator" është program i avancuar për zgjidhjen e problemeve matematikore, prej më të thjeshtave e deri tek detyrat më të ndërlikuara matematikore. E mira e programit është paraqitja dhe sqarimi i detajuar i hapave që janë ndjekur deri tek gjetja e zgjidhjes. Poashtu ky softuer ju mundëson edhe paraqitjen grafike të zgjidhjeve. E tëra që ju duhet të bëni është të shkruani detyrën dhe zgjidhja do të ju shfaqet në ekran së bashku me hapat e ndjekur nga aplikacioni... Nëse dëshironi të na ndihmoni me një klikim atëherë kliko këtu dhe pasi të hapet plotësisht dritarja mund ta mbyllni prapë.  Kliko këtu për ta shkarkuar aplikacionin "Algebrator"

ALT CODES

Image
Këtu keni një listë të të gjitha kodeve që mund t'i krijoni me ALT nga tastiera juaj duke përdorur kombinacione të ndryshme. Besoj se disa nga kodet do të ju duhen edhe ju. Dhe disa prej tyre ia vlen t'i mësoni sepse do të ju duhen shumë herë qoftë në programim qoftë në përditshmërinë kompjuterike. Kliko këtu për ta parë listën e ALT Kodeve në madhësi tjetër.

Test nga Microsoft Word

Image
Faqja jonë prezanton edhe një test të hartuar mjaft mirë. Testi përmban pyetje nga Wordi nga të gjitha opsionet, nga të cilat jemi munduar të nxjerrim pyetje të cilat do të ju ndihmojnë që ju të përgaditeni më mirë për testime të ndryshme nga kjo fushë. Testi përmban 30 pyetje me stile të ndryshme dhe mjaft atraktive. Për më shumë ndiqni kuizin (kliko këtu)

Shpejtoni kompjuterin me USB

Image
Shumë shpesh ndodh që kompjuteri jonë të jet shumë i ngadalshëm gjatë punës me aplikacione të ndryshme. Kjo ndodh për shkak të madhësisë së vogël të hardiskut , por edhe faktorëve të tjerë. Për t'a rritur këtë madhësi ju mund t'a përdorni USB tuaj dhe programin special për këtë punë eBoostr. D.m.th. ju mund t'a përdorni USB edhe për ruajtjen e fajllave të ndryshëm, por edhe për rritjen e madhësisë së hardiskut tuaj. Për t'a shkarkuar eBoostr kliko këtu. Pas shkarkimit ndiqni rregullat dhe udhëzimet dhe kënquni me shpejtësinë e re të kompjuterit tuaj. Dhe siç e dini për çdo pyetje, sygjerim, kritikë ne jemi të hapur për të ju përgjigjur.

Si të shkarkoni një video nga Facebook-u?

Image
Shpesh shohim video të ndryshme në facebook, të cilat nuk mund t'i shkarkojmë drejtpërdrejt ose t'i shohim në YouTube ose dikund tjetër. Mirëpo tani do të ju tregoj një metodë se si ti shkarkoni videot nga facebook shumë shpejt dhe t'i shikoni ato pastaj kohë pas kohe. 1. Hapni faqen për shkarkimin e videove nga facebook, kliko këtu 2. Kyçuni në facebook shkoni tek videoja që doni ta shkarkoni dhe kopijoni linkun e saj (URL) si më poshtë 3. Vendoseni atë në fushën për shkarkim dhe klikoni Download 4. Zgjedhni kualitetin e videos dhe shkarkojeni atë. 5. Për çdo parregullsi ose pyetje komentoni ose na kontakoni

Si të shkarkojm videot e youtube-ës?

Image
Nëse dëshironi t'i shkarkoni videot e youtubes pa program në cilëndo formë që dëshironi atherë ne e kemi zgjidhjen më të lehtë dhe më të shpejtë. Videot mund t'i shkarkoni si mp3, mp4, flv etj. Këso lloj shërbimesh ofrojnë shumë faqe, mirëpo ne do të u sugjerojmë njërën nga to, të cilën e përdori edhe unë në shumë raste.

Multi-login në Skype

Image
Siç e dini Skype është një aplikacion komunikimi mjaft i përdorur kohëve të fundit brenda të cilit tani më përfshihet edhe Windows Live Messenger. Multi-logimi është një nga të mirat e këtyre aplikacioneve, mirëpo me Skype për t'a aktivizuar këtë është pak vështirë, mirëpo në këtë postim do të ju tregoj se si t'a bëni këtë.

Problemi "The site's security certificate has expired"

Image
Shpesh herë ndodh që në kompjuterin tonë të paraqiten probleme. Nganjëherë kemi zgjedhjen por nganjëherë mungojnë të dhënat bazë dhe ne nuk gjejmë zgjidhje edhe nëse problemi është i thjeshtë.

Testo shpejtësinë e internetit

Image
Testoni shpejtësinë e internetit tuaj falas dhe shpejt. Më poshtë po prezantojmë njërën nga uebfaqet e ndryshme për testim interneti. Testojeni internetin duke marrë shpejtësinë e ngarkimit (upload) dhe shpejtësinë e shkarkimit (download). Kliko këtu për t'a testuar internetin

Si të hackojmë një faqe? - Jo e vërtetë

Image
Shpesh kërkojmë të bëhemi një hacker për një kohë shumë të shkurtër, por kjo është e pamundur pa filluar tek hapat më të vogël. Ky trik që do të shihni më poshtë shërben për të hackuar ndonjë uebfaqe me vetëm një klik. Ndoshta tani jeni kurioz, por jo nuk është i vërtetë, megjithatë para një shoku/ shoqeje ose dikujt tjetër mund të dukeni hacker i vërtetë kur t'a bëni këtë trik.

Qysh me kërku në google?

Image
Google është një ndër kompanitë më të mëdha e cila ofron mundësinë që ne të kërkojmë uebfaqe, shkrimtarë, detyra, libra e shumë të tjera. Mirëpo nganjëherë duhet të shtrojmë pyetjen si të kërkoj.