Pyetje logjike - Pjesa 3



Ja edhe pjesa e tretë e pyetjeve logjike me nga 3 pyetje. Do të ketë edhe shumë pyetje logjike dhe shumë teste të tjera nëse mbështetja juaj rritet dhe nëse faqja jonë shpërndahet sa më shumë. Sa më shumë vizitorë, më shumë postime, më shumë knaqësi, më shumë mësim. Kaloni mirë dhe suksese në pyetjet e mëposhtme.





Pyetja 1. Gjatë një aksidenti rrugor në veturë ndodheshin babai dhe djali i tij. Rrugës për spital babai vdiç, kurse djali u dërgua në sallën e operacionit. Por aty u dëgjua zëri “Nuk mundem t’a operojë, ai është djali im” Si mund të ndodhë kjo?



Pyetja 2. Një njeri gjendet në një dhomë, e cila ka vetëm dy dalje: dy dyer. Dera e pare është e konstruktuar në mënyrë të tillë që rrezet e Diellit aty  shkrijnë çdo gjë pranë saj. Ndërsa tek dera e dytë gjendet një dragua i cili posa hapet dera shkëmben zjarr. Si arrin të largohet nga aty njeriu që gjendet brenda?



Pyetja 3. Një grua 40 vjeçare nuk e ka parë motrën e saj qe 4 vite. Ato vendosën të takohen dhe t’i njohin fëmijët e njëra tjetrës. Gruaja e pare kishte 1 djalë dhe 2 vajza, kurse gruaja e dytë 2 djem dhe dy vajza. Sa motra janë gjithësejt?

Comments

Popular posts from this blog

Pyetje nga Biologjia - 10 pyetje

Kuiz nga gjeografia - Pjesa 1