Multi-login në Skype
Siç e dini Skype është një aplikacion komunikimi mjaft i përdorur kohëve të fundit brenda të cilit tani më përfshihet edhe Windows Live Messenger. Multi-logimi është një nga të mirat e këtyre aplikacioneve, mirëpo me Skype për t'a aktivizuar këtë është pak vështirë, mirëpo në këtë postim do të ju tregoj se si t'a bëni këtë.
Eksiztojnë dy metoda të ndryshme, mjaft efektive dhe të lehta për t'u zbatuar, vetëm ndiqni hapat e përshkruar nga Online Gjithçka.
Metoda 1:
Nga shiriti kryesor (Taskbar) klikoni menyn Start dhe pastaj klikoni Run. Në dritaren e Run shkruani këtë komand (duke përfshirë edhe thojëzat) dhe shtypni OK:
Për 32-bit sistem operativ
"C:\Program Files\Skype\Phone\Skype.exe" /secondary
Për 64-bit sistem operativ
"C:\Program Files (x86)\Skype\Phone\Skype.exe" /secondary
Nëse keni ndonjë problem kopijojeni kodin saktë dhe vendoseni në run.
Metoda 2:
Shkoni tek C:\Program Files\Skype\Phone\ dhe gjeni aplikacionin Skype.exe nëse jeni duke përdorur sistem operativ 32-bit, kurse për 64-bit mund t'a gjeni tek C:\Program Files (x86)\Skype\Phone\.
Kliko me tast të djathtë të miut mbi ikonën e Skype.exe dhe shkoni tek Send to > Desktop (create shortcut).
Shkoni tek shkurtesa juaj në desktop dhe me tast të djathtë të miut klikoni mbi të pastaj kliko Properties.
Në menyn Target tek hapsira Shortcut tab, shtoni këtë: /secondary ,në fund të kodit të paraqitur (në fund). Pastaj kodi pasi t'a ndryshoni do të duhet të duket kështu: "C:\Program Files\Skype\Phone\Skype.exe" /secondary
Kliko OK dhe tani mund të përdorni shumë llogari për njëherë vetëm duke klikuar shkurtesën e Skypës në desktopin tuaj.
Për çdo parregullsi na kontaktoni.
Comments
Post a Comment