Si me hi në kompjuter të dikujt tjetër?


Ky tutorial është sqarim nga Online Gjithçka për ata që nuk e din se si të hysh në kompjuter të dikujt tjetër. Mos keqkuptoni nuk është fjala për diçka ilegale por në mënyrë të rregullt me dëshirën e tij. Është diçka që mund t'a bëni thjesht me ndihmën e një programi.





Programi është falas për t'u shkarkuar dhe quhet Team Viewer . Poashtu nëpërmjet këtij programi ju edhe mund të dërgoni fajlla tek shoku ose shoqja juaj ose tek dikush tjetër. Programin duhet t'a kenë të dy kompjuterët që dëshirojnë të bashkpunojnë të instaluar. Pastaj e tëra që duhet të bëni është që t'a pyesni bashkfolësin për IP Adressën e tij dhe passwordin e programit të cilat paraqiten në ditaren e programit.

Ju pastaj me anën e tyre mund të hyni në kompjuter të tij, të punoni e shumë të tjera. Ky shërbim është shumë i mirseardhur për shumë kompani të cilat bëjnë rregullime të ndryshme nga kompjuteri dhe vetëm shikojeni ju nuk keni nevojë t'a dërgoni kompjuterin tek rregulluesi juaj por mund t'a rregulloni atë nga shtëpia.


Ky nuk është i vetmi aplikacion i llojit të tillë, ka edhe shumë të tjerë, por ky është ndër më të mirët.



Së shpejti edhe linku i shkarkimit...

Comments

Popular posts from this blog

Pyetje logjike - Pjesa 3

Pyetje nga Biologjia - 10 pyetje

Kuiz nga gjeografia - Pjesa 1