Pyetje logjike pjesa 4
Pyetje logjike - Pjesa 4.
Edhe kësaj radhe po postojmë pjesën e radhës të pyetjeve logjike të cilat shpresoj se do ti kuptoni dhe do te ju ndihmojn në zhvillimin e mendimit logjik. Ne do të vazhdojmë të postojmë pyetje të tjera logjike nëse ju na ndihmoni më shumë edhe në ueb-faqe edhe në facebook .
Ja ku i keni pyetjet, provoni t'u përgjigjeni e pastaj konfirmoni përgjigjen tuaj!!!
Pyetja 1. Nese ne gjendemi brenda në shtëpi dhe para kemi tre ndërprerësa. Ndërsa jasht në oborr gjenden tre poqa elektrik, të cilët nuk shihen nga brenda. Si mund t’a dish se cilit poq i takon secili ndërprerës. Keni të drejtë të hapni secilin ndërprerës nga një herë dhe keni të drejt të dilni vetëm një herë në oborr (nga mund t’i shihni poqat).
Pyetja 2. Kush është në fund të BOTËS?
Pyetja 3. Kemi 2 pula të cilat kanë një numër vezësh të caktuar. Pula e parë i thotë të dytës:
- Ma jep një ve dhe une bëj dyfishin e vezëve tua.
Pula e dytë ja kthen:
- Jo. Ma jep ti mua një ve dhe do të barazohemi me numrin e vezëve.
Sa ve kanë pasur pula e parë dhe e dytë?
Comments
Post a Comment