Posts

Si të shkarkoni një video nga Facebook-u?

Image
Shpesh shohim video të ndryshme në facebook, të cilat nuk mund t'i shkarkojmë drejtpërdrejt ose t'i shohim në YouTube ose dikund tjetër. Mirëpo tani do të ju tregoj një metodë se si ti shkarkoni videot nga facebook shumë shpejt dhe t'i shikoni ato pastaj kohë pas kohe. 1. Hapni faqen për shkarkimin e videove nga facebook, kliko këtu 2. Kyçuni në facebook shkoni tek videoja që doni ta shkarkoni dhe kopijoni linkun e saj (URL) si më poshtë 3. Vendoseni atë në fushën për shkarkim dhe klikoni Download 4. Zgjedhni kualitetin e videos dhe shkarkojeni atë. 5. Për çdo parregullsi ose pyetje komentoni ose na kontakoni

Pyetje logjike pjesa 4

Image
Pyetje logjike - Pjesa 4. Edhe kësaj radhe po postojmë pjesën e radhës të pyetjeve logjike të cilat shpresoj se do ti kuptoni dhe do te ju ndihmojn në zhvillimin e mendimit logjik. Ne do të vazhdojmë të postojmë pyetje të tjera logjike nëse ju na ndihmoni më shumë edhe në ueb-faqe edhe në facebook . Ja ku i keni pyetjet, provoni t'u përgjigjeni e pastaj konfirmoni përgjigjen tuaj!!! Pyetja 1. Nese ne gjendemi brenda në shtëpi dhe para kemi tre ndërprerësa. Ndërsa jasht në oborr gjenden tre poqa elektrik, të cilët nuk shihen nga brenda. Si mund t’a dish se cilit poq i takon secili ndërprerës. Keni të drejtë të hapni secilin ndërprerës nga një herë dhe keni të drejt të dilni vetëm një herë në oborr (nga mund t’i shihni poqat). Pyetja 2. Kush është në fund të BOTËS? Pyetja 3. Kemi 2 pula të cilat kanë një numër vezësh të caktuar. Pula e parë i thotë të dytës:  - Ma jep një ve dhe une bëj dyfishin e vezëve tua. Pula e dytë ja kthen:  - Jo. Ma jep ti mua...

Libri - Mekanika

Image
Libri "MEKANIKA" është një përmbledhje e degës mekanike të fizikës ku përfshihen kinematika, dinamika dhe statika. Këtu do të gjeni përkufizimet dhe formulat  e njëhsimit të dukurive të ndryshme mekanike. Gjërat në këtë libër janë mjaft të sqaruara dhe të shkruara në atë mënyrë që u përshtaten të gjitha niveleve shkollore e deri tek hulumtimet e ndryshime universitare. Për t'a shikuar librin kliko këtu Kurse për t'a shkarkuar pozicionohuni me maus në të djathtë poshtë te fletës dhe pasi të paraqiten veglat kliko Save dhe shkarkoni fajllin. Shpresoj se do të ju ndihmoj!

Pyetje logjike - Pjesa 3

Image
Ja edhe pjesa e tretë e pyetjeve logjike me nga 3 pyetje. Do të ketë edhe shumë pyetje logjike dhe shumë teste të tjera nëse mbështetja juaj rritet dhe nëse faqja jonë shpërndahet sa më shumë. Sa më shumë vizitorë, më shumë postime, më shumë knaqësi, më shumë mësim. Kaloni mirë dhe suksese në pyetjet e mëposhtme. Pyetja 1. Gjatë një aksidenti rrugor në veturë ndodheshin babai dhe djali i tij. Rrugës për spital babai vdiç, kurse djali u dërgua në sallën e operacionit. Por aty u dëgjua zëri “Nuk mundem t’a operojë, ai është djali im” Si mund të ndodhë kjo? Pyetja 2. Një njeri gjendet në një dhomë, e cila ka vetëm dy dalje: dy dyer. Dera e pare është e konstruktuar në mënyrë të tillë që rrezet e Diellit aty  shkrijnë çdo gjë pranë saj. Ndërsa tek dera e dytë gjendet një dragua i cili posa hapet dera shkëmben zjarr. Si arrin të largohet nga aty njeriu që gjendet brenda? Pyetja 3. Një grua 40 vjeçare nuk e ka parë motrën e saj qe 4 vite. Ato vendosën të takohen dhe t’i...

Kuiz nga gjeografia - Pjesa 1

Image
Ky kuiz nga gjeografia ka 10 pyetje me opsione. Kuizi është me pyetje nga më të ndryshmet të ndërlidhura me gjeografinë. Pyetjet nuk janë edhe aq të thjeshta, por është mirë t'i dini. Së shpejti do të kemi edhe kuize edhe më të ndërlikuara por nuk do të mungojnë edhe ato bazike. Mos harroni t'i shpërndani postimet e faqes sonë! Suksese në kuiz! Kuiz nga gjeografia - Pjesa 1 » Online Exam maker

Kuiz nga gjuha shqip - Pjesa 1

Image
Ndiqni këtë kuiz nga gjuha shqipe i përbërë nga 10 pyetje me opsione, të cilat do të testojnë njohuritë tuaja kryesisht nga gramatika e gjuhës shqipe. Kuizi është krijuar në www.unik-place.blogspot.com dhe është i hapur për të gjithë vizitorët e faqës sonë. Poashtu ndalohet kopijimi i përmbajtjes apo tërë kuizit pa lejen e autorit (adminit). Kuiz nga gjuha shqipe - Pjesa 1 » fun quizzes

Kuiz nga gjuha angleze - Pjesa 1

Image
Luani kuizin (testin) me 50 pyetje nga gjuha angleze, të gjitha me opsione. Testojeni veten tuaj dhe mësoni diçka të re. Tek faqja jonë do të mund të gjeni edhe shumë postime të tjera nga gjuha angleze. Pyetjet e këtij kuizi u përkasin klasëve të ndryshme dhe testojnë njohuritë tuaja të përgjithshme. Pyetjet janë krijuar nga Unik-Place dhe origjinal gjenden vetëm në faqen tonë. Nëse jeni të interesuar të na ndihmoni lidhur me postime nga gjuha angleze dhe jeni i mirë në këtë lami, atëherë nga kontaktoni dhe me shumë dëshirë do të ju pranojmë në komunitetin e Unik-Place Për të ndjekur kuizin kliko këtu